Veprimi i Pedro Netos ndaj djaloshit të vogël që mbante topin gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Chelseat mund të rezultojë në pezullimin e sulmuesit portugez. UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër tij për “sjellje josportive në përputhje me nenin 15 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s”. Një vendim për rastin do të merret “në kohën e duhur”, njoftoi UEFA.
Një pezullim është i mundur për ndeshjen e kthimit pas një jave në Stamford Bridge, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në favor të francezëve.
Çfarë ndodhi? – Në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve, ndërsa përpiqej të rikuperonte shpejt një top për të rinisur menjëherë lojën, Pedro Neto shtyu një djalë të ri që mban topat, i cili më pas humb ekuilibrin.
Në fund të ndeshjes, Pedro Neto i kërkoi falje djalit, duke i dhënë dhe fanellën e ndeshjes. Lojtari portugez tha: “Po humbisnim, doja ta merrja topin shpejt dhe, nga emocioni im, e shtyva pak. Pati një moment shumë të tensionuar dhe dua të kërkoj falje. I dhashë fanellën time. Më vjen vërtet keq dhe ndiej se duhet t’i kërkoj falje”.