Bylisi përforcon repartin e sulmit me Robert Muric, i cili është prezantuar gjatë ditës së sotme. Kroati, 30 vjeçar, luan në krahun e djathtë të sulmit dhe në karrierën e tij është aktivizuar me Ajax apo Pescara.
Njoftimi i klubit:
“FK Bylis mirëpret në familjen tonë lojtarin me numrin “10”, kroatin Robert Murić, i cili luan edhe si ëinger.
Muric bëhet pjesë e skuadrës sonë pas një karriere me klube të njohura si: Dinamo Zagreb, Ajax, Pescara, Rijeka, Braga, Konyaspor dhe Slaven Belupo.
Jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e shtuar për ekipin tonë, duke nisur nga dueli me Tiranën dhe gjatë gjithë vazhdimit të sezonit.
FK Bylis i uron mirëseardhjen në familjen tonë”.
Teilen: