Friday, 13. March 2026
Sport

Tenis, Indian Wells/ Alcaraz mund Norrie dhe gjen Medvedev në gjysmëfinale, kalon edhe Sinner

GS 13/03/2026 1 Min. Lesezeit

Carlos Alcaraz, numri 1 i botës, është kualifikuar për në gjysmëfinale të Masters 1000 të Indian Wells. Ai mundi pas dy setesh britanikun Cameron Norrie, me rezultatin 6-3 dhe 6-4.

Në turin tjetër të turneut amerikan spanjolli do të ndeshet me Daniil Medvedev. Tenisti rus u kualifikua pasi eliminoi mbajtësin e titullit të këtij turneu, Jack Draper, me rezultatin 6-1 dhe 7-5.

Është kualifikuar edhe italiani Janik Sinner. Në çerekfinale të Indian Wells ai mundi pas pak më shumë se një ore lojë amerikanin Learner Tien, me rezultatin bindës 6-1 dhe 6-2.

Në gjysmëfinale Sinner do të ndeshet me Alexander Zverev, pasi ky i fundit triumfoi 2-0 kundër francezit Fils. Turneu hyn tashmë në fazën më interesante të tij.

Teilen: