Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të vajzave do të zhvillohet këtë fundjavë, me katër përballje që pritet të dhurojnë rivalitet dhe emocione në garën për renditjen e përgjithshme.
Ndeshjet do të nisin të shtunën, më 14 mars, me sfidën Atletik Klub–Lushnja, që do të luhet në orën 10:00. Më pas, në orën 13:00, Teuta do të presë Apoloninë në një përballje të rëndësishme për ecurinë e skuadrave në kampionat.
Java e 12-të do të vijojë të dielën, më 15 mars, me dy takime të tjera. Partizani do të përballet me Kinostudio në orën 14:00, ndërsa në orën 15:00 do të luhet sfida Gramshi–Egnatia.
Deri më tani në kampionatin e vajzave, Vllaznia kryeson renditjen me pikë të plota, ndërsa pas saj ndjekin Gramshi dhe Apolonia, duke e bërë garën për vendet e para mjaft interesante në vazhdim të sezonit.
Kampionati i vajzave
Java 12
E shtunë, më 14 mars
Atletik Klub–Lushnja 10:00
Teuta-Apolonia 13:00
E diel, më 15 mars
Partizani-Kinostudio 14:00
Gramshi-Egnatia 15:00