Friday, 13. March 2026
Sport

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

GS 13/03/2026 1 Min. Lesezeit

Zyrtari i FC Drenica, Granit Koci, dënohet me 3 muaj ndalim pjesëmarrje në çdo veprimtari sportive organizuar nga FFK-së.

Ai gjithashtu është dënuar edhe me gjobë prej 300 euro.

Ndaj Kocit këto masa u morën për shkak të sjelljeve jo-sportive, sharjeve, ofendimeve dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve.

Dënim me gjobë u shqiptua edhe ndaj klubit të Drenicës, për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes.

Klubi nga Skënderaj u gjobit me 1000 euro.

Teilen: