Friday, 13. March 2026
Sport

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

GS 13/03/2026 1 Min. Lesezeit

Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Calciomercato, raporton se Inter ka gati goditjen e parë big për merkaton e verës, operacion ky që do t’i kushtojë zikaltërve 50 milionë euro.

Te Interi do të ketë një revolucion në repartin e mesfushës, pasiqë Calhanoglu, Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të largohen nga skuadra.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Manu Kone nga Roma dhe se Marotta ka nisur kontaktet e para me agjentin e 24-vjeçarit.

Zikaltërit janë të gatshëm t’i ofrojnë Romës deri në 50 milionë euro për kartonin e francezit.

Kone është një figurë kyçe te Roma, por drejtuesit e Giallorosëve vështirë se do ta refuzojnë një ofertë të tillë.

Teilen: