Drejtori sportiv i një klubi evropian ka konfirmuar se një yll shumë i vlerësuar do t’i bashkohet Arsenalin pas përfundimit të sezonit 2025/26, ndërsa “Topçinjtë” po përgatiten për përballjen me Evertonin e drejtuar nga David Moyes të shtunën (14 mars).
Skuadra e Mikel Arteta po kalon një sezon shumë pozitiv dhe ende ka mundësi të fitojë katër trofe: Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe EFL Cup.
Përforcimet e verës si Noni Madueke, Martin Zubimendi, Viktor Gyokeres dhe Eberechi Eze kanë ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e skuadrës së Artetës këtë sezon, ndërsa Cristhian Mosquera dhe Christian Norgaard janë treguar lojtarë të besueshëm të skuadrës sa herë janë thirrur në fushë.
Ndërkohë, edhe Piero Hincapie ka lënë përshtypje të mira që nga ardhja e tij në huazim nga Bayer Leverkusen verën e kaluar. Mbrojtësi 24-vjeçar nga Ekuadori ka luajtur 30 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

Marrëveshja e huazimit përfshin një opsion blerjeje, që i lejon Arsenalit ta transferojë përfundimisht lojtarin këtë verë për një shumë prej rreth 52 milionë eurosh.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes, praktikisht konfirmoi se transferimi do të bëhet i përhershëm, gjatë një deklarate para ndeshjes së Arsenalit në fushën e Leverkusenit në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave.
Para barazimit 1-1 në Gjermani, Rolfes tha se ishte “kënaqësi” të mirëpriste sërish Kai Havertz në klubin e tij të mëparshëm, përpara se të fliste edhe për kalimin e Hincapie te Arsenali.
Arsenali nis bisedimet e para për transferimin e yllit francez që kushton 80 milionë euro
“Për shkak të pandemisë Covid, nuk pati kurrë mundësi apo ambient për t’i thënë lamtumirë siç duhet atij (Havertz), edhe pse jemi takuar më pas. Por tani është një moment shumë i veçantë për të që të kthehet në BayArena, dhe sigurisht edhe për Pieron”.
Ai është ende zyrtarisht lojtari ynë dhe aktualisht është vetëm në huazim, por transferimi do të realizohet dhe mendoj se edhe për Pieron kjo është diçka shumë e veçantë”, ka deklaruar Rolfes.