Ernest Muçi vazhdon të jetë fantastik me Trabzonsporin. Sot ishte protagonist, pasi bëri gjithçka mirë në pasimin për Zubkov.
Ishte pikërisht ky i fundit, që asistoi tek Onuaçu për golin e fitores ndaj Rizespor.
Fillimisht Muçi e mori pasimin nga portieri në minutën e 51-të. U fut në zonën e Rizesporit dhe bëri lëmsh mbrojtjen kundërshtare, për të pasuar te Zubkov.
Këto ishin 3 pikë të arta për Trabzonsporin, që barazon me pikë Fenerbahçen. Objektiv është vendi i dytë, pasi jep mundësinë për kualifikimin në Champions.
Goli i Trabzonsporit: (VIDEO)
Teilen: