Tuesday, 17. March 2026
Sport

Leao nuk është më i pashitshëm! Pas “numrave” në Romë, Milani e nxjerr në merkato

GS 17/03/2026 2 Min. Lesezeit

Sjellja e portugezit nuk u ka pëlqyqer as trajnerit Allegri dhe as drejtuesve të klubit, kështu që lojtari nuk konsiderohet më i pashitshëm.

Llogaritë nuk dalin dhe nuk është vetëm çështje golash. Rafael Leao dhe Milani nuk kanë qenë kurrë më parë kaq të shkëputur sa tani, as në momentin e rinovimit të vështirë. Askush nuk e vë në diskutim talentin e lojtarit, por Rafa nuk ka vazhdimësi jo vetëm gjatë një kampionati – siç ndodh për çdo sulmues – por shpesh edhe në një ndeshje.

Për minuta të tëra Leao zhduket nga loja dhe kjo sjellje nuk u pëlqen aspak trajnerit Allegri dhe drejtuesve. Dalja e ngadaltë nga fusha ndaj Lacios, teksa Milani duhej të rikuperonte golin në disavantazh dhe qëndrimi i Igli Tares në tribunë pas diskutimit të portugezit me Pulisiç, tregojnë qartë se tashmë “kupa është mbushur”.

Leao duhej të ishte një lider i skuadrës, ndërsa tani do të dalë më merkato si të tjerët. Mund të largohet që në verë? Përgjigja është pjo, në sensin që klubi nuk do ta lëshojë lehtë, nëse nuk ka një ofertë bindëse.

Leao ka një klauzolë 170 milionë euro, që nuk përputhet me vlerën aktuale të sulmuesit. Me 9 gola në kampionat ai nuk ka një rekalmë të mirë. Milani do të shohë ofertat, që me shumë mundësi do të vijnë nga Anglia ose Arabia, por duket se do të kënaqej me 80 milionë euro.

Misioni për t’u bërë qendërsulmues ka dështuar, duke parë edhe karakterin e tij. Leao mbetet një talent pak i çmendur, që ndizet dhe fiket, që ndonjëherë të çon te fitorja dhe ndonjëherë të lë praktikisht me 10 vetë.

Teilen: