KB Bashkimi ka bërë të ditur se po përballet me lëndimet e basketbollistëve.
KB Bashkimi njofton se tre lojtarë të ekipit po përballen me probleme fizike pas ndeshjeve të fundit.
Bëhet fjalë për Gavin Kensmil, Jajuan Johnson dhe Adrio Bailey.
“Gavin u lëndua ndaj Kalev, Johnson daj Prishtinës, ndërsa Bailey në ndeshjen e fundit”, ka shkruar klubi.
Gjendja e tyre po vlerësohet nga stafi mjekësor, të cilët po kujdeset për rikuperimin e tyre.
Bashkimi, të mërkurën mbrëma luan ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup. Në kuadër të Grupit F, do të përballet me ekipin nga Franca, Elon Chalon në Prizren.
Teilen: