Tuesday, 17. March 2026
Sport

Optimizëm te Kosova para dueleve me Bosnjën

GS 17/03/2026 2 Min. Lesezeit

Hendbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje intensive në Prishtinë, përpara se të marrin rrugën drejt Bosnjë e Hercegovinës për ndeshjen e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027.

Angazhimi është maksimal për t’u përgatitur sa më mirë, ndërsa edhe optimizmi është shumë i madh te hendbollistët e Kosovës para përballjeve me Bosnjë e Hercegovinën.

Të enjten mbrëma në Tuzla dhe të dielën në Prishtinë, Kosova do ta synojë kualifikimin në fazën e tretë kualifikuese duke e eliminuar Bosnjë e Hercegovinën për të siguruar përballjen me Ishujt Faroe.

Kapiteni Valon Dedaj është gati për ta udhëhequr Kosovën ndaj Bosnjë e Hercegovinës pasi shkaku i lëndimit mungoi në përballjet kundër Britanisë së Madhe.

Për ndeshjet kundër Bosnjë e Hercegovinës, ka folur edhe aloja Drilon Tahirukaj, i cili shpreson në triumfin e Kosovës.

“Dardanët” të mërkurën marrin rrugën drejt Bosnjë e Hercegovinës, ku të enjten nga ora 20:00 do ta kenë ndeshjen e parë, përpara se të dielën në Prishtinë nga ora 17:00 ta luajnë duelin e kthimit.

Teilen: