Monday, 23. March 2026
Futboll

Terrorizohet futbollisti i Romës; banda e armatosur i futet në vilë dhe e plaçkit

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Një grabitje ndodhi gjatë natës në shtëpinë e futbollistit të Romës, Neil El Aynaoui, në zonën e “Castel Fusano”. Rreth orës 03:00, një bandë prej gjashtë burrash të veshur me të zezë, të armatosur me pistoleta dhe me fytyrat të mbuluara, hynë në shtëpi pasi rrëzuan grilën e dritares së sallonit.

Grabitësit së pari mbyllën në një dhomë futbollistin, nënën, partneren dhe vëllain me të fejuarën e tij. Më pas vodhën bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një orë Rolex dhe çanta të markave luksoze. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor i njësisë lëvizëse po heton ngjarjen.

Teilen: