Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Rrëfehet Wirtz: Dëmtimi i pësuar është i lehtë, dua të luaj futbollim tim dhe të ndihmoj Liverpool

GS 27/10/2026 2 Min. Lesezeit

Florian Wirtz e ka minimizuar dëmtimin që e detyroi të largohej nga fusha gjatë fitores së Liverpool ndaj Brighton fundjavën e kaluar në Premier League. Ai u është përgjigjur edhe kritikave lidhur me paraqitjet e tij këtë sezon.

Mesfushori u zëvendësua në minutën e 65-të të ndeshjes (Liverpool fitoi 2-0), për shkak të një problemi në kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj tij. Më herët, ai kishte shënuar golin e avantazhit, kur goditja e tij u devijua në rrjetë pasi preku Pascal Gross.

“Besoj se do të jem në rregull, nuk është diçka serioze. Duhet ta kontrollojmë, por mendoj se nuk do të zgjasë shumë“, tha Wirtz në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë ndaj Chelse anë FA Cup.

Trajneri Andoni Iraola shtoi: “Ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një shtrembërimi të lehtë të kyçit të këmbës. Nuk duket diçka e rëndë, por duke qenë se luajmë çdo tri ditë, duhet të shohim saktësisht për çfarë bëhet fjalë”.

“Nuk e di as nëse mund të quhet dëmtim. Ai e shtrembëroi kyçin e këmbës, gjë që shkaktoi dhimbje në atë moment dhe ai nuk ndihej në 100% të formës së tij. Vendosëm të fusnim në lojë Nyoni dhe ai bëri një paraqitje të mirë“, tha spanjolli.

Wirtz do t’i nënshtrohet një vlerësimi nga stafi mjekësor i klubit, por të dhënat e para sugjerojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz. Ai ka regjistruar tashmë tri asiste dhe një gol në katër paraqitjet e tij të fundit, ndonëse më herët gjatë sezonit ishte vënë në shënjestër të kritikave.

“Dua thjesht të luaj futboll dhe nuk mund të bëj më shumë se kaq. Ndoshta jam thjesht një djalë interesant! Unë thjesht luaj futbollin tim. Nëse njerëzit duan të flasin për mua apo të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Unë nuk përqendrohem te kjo”, tha Wirtz.

Teilen: