Mason Greenwood është një nga sulmuesit më në formë të momentit. Anglezi po shkëlqen me Olimpique Marseille, ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 8 asiste këtë sezon. Forma e tij e mirë ka bërë që të përfundojë në radarin e shumë klubeve të njohura, mes tyre edhe të Juventusit.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit e Juventusit kanë piketuar anglezin si lojtarin e duhur për të përforcuar sulmin, duke qenë të pakënaqur me afrimet qëu bënë për këtë repart verës së kaluar, ku u afruan emra si Jonathan David, Lois Openda dhe Edon Zhegrova, por asnjëri prej tyre nuk ka bindur.
Duke qenë se edhe sulmuesi kryesor, Dusan Vlahovic do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, bardhezinjtë kanë zgjedhur pikerisht Mason Greenwood, si njeriun e duhur për t’i besuar rolin kryesor në sulm. Sipas raportimit në fjalë, oferta e parë e bardhezinjve për anglezin mendohet të jetë rreth 50 milionë euro, shumë larg asaj që pretendon Marseille, që kërkon 80 milionë euro.
Megjithatë, propozimi i Juventusit mund të bëhet më joshës, duke përfshirë në këtë operacion Jonathan David ose Edon Zhegrovën, të dy njohje të vjetër në Ligue 1, pasi ka qenë më parë pjesë e Lille.