Pep Guardiola po përballet me një moment të vështirë te Manchester City, pas humbjes së thellë ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve .
Eliminimi ka ngritur dyshime serioze mbi performancën e skuadrës dhe qasjen taktike të trajnerit katalanas, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e tij në klub. Sipas mediave, Guardiola pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Cityt për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm.
Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, pozita e tij nuk konsiderohet më plotësisht e sigurt. Humbja ndaj Real Madridit ka nxjerrë në pah disa dobësi në lojën e ekipit, sidomos në fazën sulmuese dhe në organizimin taktik.
Pavarësisht suksesit në Premierligë, kritikat ndaj Guardiolës janë shtuar për shkak të mungesës së rezultateve të qëndrueshme në arenën evropiane. Mediat britanike kanë vënë në dukje menaxhimin e ndeshjes si një nga faktorët kryesorë të eliminimit.
Në rast të një largimi të mundshëm, emra si Xabi Alonso dhe Enzo Maresca përmenden si kandidatë për ta zëvendësuar.
Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret pas takimit me drejtuesit dhe reflektimit të vetë Guardiolës mbi të ardhmen e tij te Manchester City, një klub me pritshmëri shumë të larta, veçanërisht në garat evropiane