Thursday, 19. March 2026
Futboll

Mbappé-Kane, superdueli i “gjahtarëve” të golave në Champions League

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappé dhe Harry Kane janë protagonistët e duelit të madh të bomberave në këtë edicion të Champions League. Francezi me 13 gola dhe anglezi me 10 do të përballen në çerekfinale. Real Madrid-Bayern Munich është në fakt përballja më e shpeshtë në historinë e këtij kompeticioni elitar europian (28 ndeshje).

Në 4 përballjet e fundit direkte (3 gjysmëfinale dhe 1 çerekfinale), është kualifikuar Real Madridi, me 3 fitore dhe 1 barazim në 4 vizitat e fundit në Mynih. Mbappé, që pritet të jetë plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi në gju, hyn në këtë fazë si golashënuesi më i mirë me 13 gola në 9 ndeshje, 3 më shumë se Kane dhe Anthony Gordon, tashmë i eliminuar.

Julián Álvarez ka 8 gola, po aq sa Erling Haaland, por ky i fundit është jashtë Champions-it tashmë. Me 7 gola janë Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen (i eliminuar). Me 6 gola: Fermín López, Vitinha dhe Gabriel Martinelli. Vinícius Júnior dhe Luis Suárez kanë nga 5 gola.

 

Teilen: