Thursday, 19. March 2026
Futboll

Kompany mendon që tani për Real: Do të jetë një përballje magjike, të dyja ekipet synojnë trofeun

GS 19/03/2026 2 Min. Lesezeit

Praktikisht gjithçka kishte mbaruar që pas ndeshjes së parë në Bergamo, me Bayern Munich që kishte shkatërruar Atalanta 6-1. Ndërsa dje, bavarezët vazhduan aty ku e kishin lënë, duke fituar 4-1 edhe në fushën e tyre.

Trajneri Vincent Kompany arriti të bënte disa rotacione për ndeshjen e dytë nga skuadra që dominoi në Itali. Një dygolësh nga Harry Kane dhe golat nga Lennart Karl dhe Luis Díaz i dhanë fitoren bavarezëve.

Në çerekfinale, Bayern do të përballet me Real Madrid, dy skuadra që kanë bërë historinë në këtë turne. Kompany u pyet se kë mendon favorit për të fituar Champions League, por u tregua i rezervuar.

Nuk e di. Nuk dua ta vendos këtë tani në një konferencë për shtyp. Të dyja ekipet kanë shumë cilësi dhe duan të fitojnë e kualifikohen më tej. Shpresoj të kemi një ndeshje pozitive për tifozët”, tha Kompany.

Real Madrid është ekipi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, kështu që do të jetë një detyrë e vështirë për ne. Gjithsesi, kjo s’na tremb, pasi duam të fitojmë. Edhe ne jemi Bayern dhe e dimë se çfarë mund të bëjmë”, u përgjigj Kompany.

Teilen: