Mesfushori Enzo Fernandez ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij te Chelsea pas eliminimit nga Champions League. “Blutë” u shkatërruan me rezultatin total 8-2 nga PSG, ndërkohë që luajnë në Premier League për një vend në Champions sezonin tjetër.
Fernandez ishte kapiten i Chelsea në ndeshjen kundër kampionëve evropianë. Kur nu pyet nëse do të ishte pjesë e Chelsea edhe sezonin tjetër, ai tha: “Nuk e di. Fokusi im është këtu tani për tani. Kemi tetë ndeshje të Premier League për të luajtur dhe FA Cup”.
“Pastaj vjen Kupa e Botës, kështu që do të shohim më pas se çfarë do të rezervojë e ardhmja”, shtoi Enzo Fernandez. Lojtari iu bashkua Chelsea për 106.8 milionë stërlina në vitin 2023, por ai është lidhur disa herë me një transferim në La Liga apo edhe te PSG këtë sezon.
“Është e vështirë për mua të flas për spekulime pas një ndeshjeje të vështirë, pasi më duhet të përqendrohem tani në gjërat më të rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është të sigurohemi që të marrim një rezultat pozitiv kundër Everton të shtunën në kampionat”, tha argjentinasi.