Thursday, 19. March 2026
Futboll

20-9 në Champions League; ekipet spanjolle dominojnë ato të Premier League

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

La Liga është në festë. Goditje autoritare në Europë dhe mesazh i qartë për kontinentin: Real Madrid, Barcelona dhe Atlético Madrid realizuan 3 fitore në 3 përballje, me golaverazh total 20-9 ndaj ekipeve të Premier League. Champions League rikthehet të flasë spanjisht.

Real Madrid ishte një “lokomotivë” kundër Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës nuk i rezistoi presionit. Fitore bindëse në të dyja ndeshjet dhe kualifikim i “Los Blancos” me rezultat total 5-1.

Barcelona vuajti në ndeshjen e parë ndaj Newcastle United, por një penallti në fund nga Yamal barazoi rezultatin. Në kthim, dominim i padiskutueshëm; 7 gola dhe 8-3 në total.

Atlético Madridi bëri detyrën ndaj Tottenham. Skuadra e Diego Simeone menaxhoi avantazhin dhe kaloi më tej, duke siguruar një përballje spanjolle me Barcelonën në çerekfinale.

 

Teilen: