Thursday, 19. March 2026
Futboll

Barcelona ndryshon mendje për Rashford, ka një propozim të ri për Man. United

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Marcus Rashford i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon te Barcelona, ku është i huazuar nga Manchester United. Sulmuesi anglez ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asiste.

Sipas marrëveshjes së bërë mes dy klubeve, katalanasit kanë të drejtën e blerjes përfundimtare të Rashford për 30 milionë euro. Por, “Daily Mail” zbulon një prapaskenë të re, sipas të cilës thuhet se Barcelona ka një propozim të ri për “Djajtë e Kuq”.

Sipas raportimit në fjalë, Barcelona i ka kërkuar Manchester United një huazim të dytë 1-vjeçar për Marcus Rashford me blerje të detyrueshme në fund të sezonit të ardhshëm.

Vetë dëshira e lojtarit është të qëndrojë te Barcelona, madje të pranojë dhe një ulje rroge në krahasim me atë që merrte te “Djajtë”. Në anën tjetër, Manchester United preferon më shumë shitjen direkte të lojtarit sesa një huazim të ri.

Teilen: