Friday, 20. March 2026
Futboll

Nuk luan që në nëntor, tek United të paqartë nëse mbrojtësi do të rikthehet në fushë këtë sezon

GS 20/03/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, është i pasigurt nëse Matthijs de Ligt do të kthehet në aksion para fundit të sezonit. Mbrojtësi holandez luajti për herë të fundit për “djajtë e kuq” në fitoren 2-1 ndaj Crystal Palace, në nëntor të vitit të kaluar.

Dhe, që atëherë, ai ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë. Prognoza fillestare ishte se De Ligt do të rikthehej herët, por kanë kaluar 4 muaj dhe Carrick pranoi se nuk e dinte afatin kohor se kur tifozët mund të prisnin ta shihnin mbrojtësin të kthehej.

Sinqerisht, është e vështirë të thuhet se kur do të rikthehet. Vetëm se ky dëmtim ka marrë kaq shumë kohë dhe nuk e prisnim. Është një nga ato gjëra kur ndonjëherë mendon se është në rregull dhe pastaj papritmas nuk është plotësisht në rregull”, tha Carrick.

Më tej, ai shtoi: “Ne po tregohemi të duruar dhe po punojmë për ta kapërcyer atë dhe do të duhet të shohim. Sigurisht që po i japim kohë dhe po përpiqemi ta kthejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur, por është vërtet e vështirë të thuhet”.

“Është si çdo dëmtim tjetër, është përpjekja për të gjetur ekuilibrin e duhur. Disa janë pak më të drejtpërdrejta se të tjerat“, tha Carrick.

Teilen: