Momenti kulmor i sezonit tek Arsenali është afër, me shanse për titull në Premier League dhe Champions, por Riccardo Calafiori fokusohet te kombëtarja. Në një intervistë për “Sportweek”, mbrojtësi i lindur më 2002 tha: “Ndjesitë janë pozitive, ka një dëshirë të madhe për të shkuar në Botëror. Mezi po pres të jem në ‘Coverciano’ me shokët. Historia jonë tregon që, nëse luajmë në grup, mund t’ia dalim me këdo. Edhe për të shkuar në SHBA, gjithçka mund të ndodhë”.
Për Irlandën e Veriut apo Bosnjën dhe Uellsin: “Nëse luajmë si dimë, shkojmë në Botëror. Në letër jemi më të fortë, duhet të besojmë te vetja. Ka pak negativitet nga jashtë, por kombëtarja dhe tifozët do të jenë një drejtim. Qëllimi është i arritshëm, të qëndrojmë të bashkuar”.
Calafiori ndjehet mirë në Londër: “Arsenali është Arsenal, skuadër ikonike. Bisedojmë çdo ditë për objektivat, por ka qetësi të madhe”. Për të kaluarën: “Pyeta veten nëse do të luaja në nivele të ulëta, por nuk kam ëndërruar të jem futbollist normal. Batuta më bëri më të fortë. Thiago Motta, Spalletti dhe Arteta më ndryshuan jetën. Asisti për Zaccagni kundër Kroacisë ishte emocion i jashtëzakonshëm”.