Një murale jashtë stadiumit “Diego Armando Maradona”, i realizuar nga Ciro Cerullo, shfaq 11 lojtarët që sipas artistit “kanë shkruar më shumë historinë e Napolit”. Në të mungon Ciro Ferrara, i cili, siç raporton “Il Mattino”, nuk e la pa koment këtë harresë: “Ciro Cerullo, lindur më 1990, është shumë i ri për t’i kuptuar ato vite dhe sigurisht u udhëhoq nga thashethemet”.

Ferrara shtoi: “Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më vjen keq që nuk u përfshiva në ‘Undici ideali’, sidomos sepse jam bir i Napolit dhe napoletani më fitues në historinë e klubit. Do të gënjeja edhe sikur të bëja sikur nuk e di arsyen e vërtetë, pavarësisht ‘arsyeve’ të paraqitura. Fatmirësisht, çdo herë që eci në rrugët e qytetit tim, ka napoletanë dhe tifozë realistë që e kanë jetuar atë epokë, njohin historinë e largimit tim dhe e dinë që kurrë nuk ka qenë mohim i historisë apo origjinës sime”.

Mungesa e tij lidhet me transferimin te Juventusi më 1994, që sipas disa mendimeve prishi lidhjen e tij me qytetin. Megjithatë, Ferrara jeton në Torino, por dashuria për Napolin dhe klubin axurr nuk është shuar kurrë.