Edhe pse Barcelona rinovoi me Jules Kounde deri në vitin 2030 pak muaj më parë, klubi katalanas është i hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë në verën e ardhshme për mbrojtësin e djathtë francez.
Për Kounde ka një interes të madh në Premier League, ku francezi është objektiv i Manchester United dhe Tottenham. Vlera në treg e francezit është 65 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt, pak a shumë kjo është edhe shifra që pret Barcelona për të lejuar largimin e 27-vjeçarit.
Pavarësisht se është një titullar i padiskutueshëm te katalanasit, fërkimet e vazhdueshme që ka pasur me Hansi Flick, por mbi të gjitha një lloj tjetër profili që kërkon trajneri gjerman për krahun e djathtë, ndikojnë në vendimin e drejtuesve të Barcelonës.
Ndërkohë, një nga emrat që pëlqehet shumë nga Flick për krahun e djathtë, është kolumbiani i Crystal Palace, Daniel Munoz.