Tashmë nuk është më sekret që Juventus do të afrojë me patjetër një portier të ri në verë, pas formës së dobët të Michele Di Gregorio-s këtë sezon, ndërsa Mattia Perin nuk bind për të qenë titullar.
“Tuttosport” zbulon se drejtuesit e klubit bardhezi kanë piketuar 6 emra dhe njëri prej tyre do të jetë portieri i tyre i ri. Ajo që bëi në sy është se në këtë listë, tre prej tyre edhe pse janë emra të mëdhenj janë mbi 33 vjeç.
David De Gea (35 vjeç, Fiorentina), Guillaume Restes (21 vjeç, Toulouse), Guglielmo Vicario (29 vjeç, Tottenham), Emiliano Martínez (33 vjeç, Aston Villa), Marco Carnesacchi (25 vjeç, Atalanta) dhe Alisson Becker (33 vjeç, Liverpool), janë emrat e piketuar nga Juventus.
Teilen: