Sunday, 22. March 2026
Futboll

Aro Muric:Isha i bindur që do e prisja penalltinë e Locatellit

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka deklaruar se ishte plotësisht i bindur që do ta priste penalltinë e Manuel Locatelli, ndërsa e ka cilësuar si shumë më të vështirë ndërhyrjen ndaj goditjes së Arkadiusz Milik.

 

“Gardiani” dardan ishte ndër më të dalluarit të dielën mbrëma, duke u shndërruar në hero për Sassuolo në përballjen ndaj Juventus.

 

Përveç disa pritjeve vendimtare gjatë ndeshjes, Muric ndali edhe penalltinë e Locatellit në minutën e 86-të. Pas takimit, ai u shpreh se kishte besim të plotë në atë moment.

 

“Mendoj se skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë. Gjithçka lidhet me energjinë – krijuam shumë raste dhe e merituam të largoheshim me një pikë”, deklaroi Muric.

 

“E ndjeva sapo ai goditi topin. Mendova se do ta prisja dhe kisha besim. Goditja me kokë e Milik ishte shumë më e vështirë, por arrita ta ndal edhe atë. Ishte një natë e mirë për mua”, shtoi ai.

 

Muric tani do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, ku synon të ndihmojë kombëtaren drejt një kualifikimi historik në Kampionatin Botëror

Teilen: