Sunday, 22. March 2026
Futboll

Një super Joan Garcia dhe goli i Araujo shpëtojnë Barcelonën në “Camp Nou”. Presioni kalon te Reali (video)

GS 22/03/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Rayo Vallecano në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Joao Cancelo nga goditja e këndit ishte Ronald Arauko që dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 30-të, Barcelona i afrohet golit të dytë, por goditja e Rpahinha ndalet nga portieri i miqve, Augusto Batalla, dhe përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për katalanasit.

Në minutën e 61-të, Vallecano i afrohet golit të barazimit, por goditja e Alvaro Garcia ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Joan Garcia. Dy minuta më pas, sërish Vallecano i afrohet golit të barazimit me goditjen me kokë të Unai Lopez pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit, por Joan Garcia tregohet sërish fantastik.

Në minutën e 83-të, Vallecano sërish pati një mundësi të mirë shënimi me Pacha, por goditja e tij nuk përfundoi në shënjestër. Në minutën e 89-të, Joan Garcia, padyshim “Lojtari i Ndeshjes”, bën një tjetër pritje të shkëlqyer ndaj Jorge de Frutos.

Barcelona fiton me rezultatin minimal 1-0 dhe kryeson momentalisht me 7 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, që luan në darkë në derbin ndaj Atletico Madridit. Vallecano mbetet në vendin e 14-të.

SHIKOGOLIN

Teilen: