Sunday, 22. March 2026
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, Inter siguron përforcimin e madh për merkaton e verës

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e verës.

Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, raporton se Inter ka arritur marrëveshje personale me portierin e Tottenham, Gugliermo Vicario.

Vicario është në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë dhe ky i fundit ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Milano.

Spurs kërkojnë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë Vicarion, por zikaltërit janë optimist se mund të arrijnë marrëveshje për një shifër prej rreth 20 milionë eurove.

Teilen: