Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë kundër Bosnjë-Hercegovina me rezultat 33:29 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.
Megjithatë kjo fitore nuk i ka mundësuar Kosovës avancimin në kualifikimet për Botëror, për shkak se ndeshjen e parë e kishte humbur me 13 gola dallim.
Federata e Hendbollit të Kosovës ka thënë se fitorja konfirmon rritjen e vazhdueshme
“Fitore shumë e rëndësishme për të konfirmuar rritjen e vazhdueshme. Nuk avancojmë në kualifikimet për Botëror, por japim sinjale se kualifikimet e ardhshme për Evropian janë të Kosovës. Faleminderit shikuesve për përkrahjen e madhe”, thuhet nga FHK./teve1.info/
Teilen: