Sunday, 22. March 2026
Sport

MotoGP/ Bezzecchi fiton Çmimin e Madh të Brazilit

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Marco Bezzecchi fiton Çmimin e Madh të Brazilit në MotoGP. Piloti i Aprilias mori kryesimin që nga kthesa e parë dhe dominoi garën në Goiania.

Pas tij, Jorge Martin kompleton “dopietën” për skuadrën Aprilia, me Di Giannantonion gjithashtu në podium.

Alex Márquez dhe ish-lideri i përgjithshëm Pedro Acosta përfunduan në vendin e gjashtë dhe të shtatë. Bezzecchi tani zë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, me një avantazh prej njëmbëdhjetë pikësh ndaj Martin.

Teilen: