Monday, 23. March 2026
Sport

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni është vlerësuar për paraqitjen e tij të fundit te skuadra E Wisla Plockut.

Gallapeni është përfshirë në formacionin më të mirë për xhiron e 26-t të elitës së futbollit polak, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e kësaj lige.

Ai është njëri prej dy lojtarëve të Wisla Plockut që kanë zënë vend në formacionin më të mirë pas fitores kampionale kundër Jagiellonias.

Wisla triumfoi 2:1 në udhëtim, falë dy asistimeve të Gallapenit dhe dy golave të shënuar nga deni Juriq, i cili gjithashtu është pjesë e formacionit të javës.

Gallapeni 21-vjeçar në fillim të këtij viti u huazua te Wisla Plocku nga Widzeë Lodzi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

Teilen: