Monday, 23. March 2026
Sport

Referendumi për reformën gjyqësore në Itali – pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë, qytetarët votojnë masivishtë

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Në Itali, qytetarët kanë marrë pjesë masivisht në referendumin për reformën e sistemit gjyqësor, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve dhe duke e kthyer procesin në një test politik për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni.

Sipas të dhënave zyrtare, deri të dielën në mbrëmje, në orën 23:00 sipas orës lokale, 46% e votuesve të regjistruar kishin hedhur votën e tyre.

Pjesëmarrja ishte dukshëm më e lartë në qytetet e Italisë veriore, si Bolonja dhe Milano, ndërsa në Siçili shifra arriti vetëm në 35%. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 15:00 të ditës së hënë.

Analistët vlerësojnë se ky nivel i lartë pjesëmarrjeje mund të favorizojë mbështetësit e reformës, duke e shndërruar referendumin në një provë të rëndësishme për stabilitetin politik të qeverisë aktuale.

Megjithatë, sondazhet e javës së kaluar tregonin një ndarje të ngushtë mes mbështetësve dhe kundërshtarëve, duke lënë të hapur rezultatin përfundimtar.

/rtsh.al/

Teilen: