Tuesday, 24. March 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Një sezon fantastik për 19-vjeçaren, Lara Colturi fiton çmimin “Ylli i së ardhmes”

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Lara Colturi mbylli garën e sotme në disiplinën slalom në Kupën e Botës në Ski për femra në vendin e 16-të. Ndonëse nuk arriti të jepte më të mirën e saj në Lillehammer të Norvegjisë, skiatorja shqiptare është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm për performacën e saj të shkëlqyer gjatë këtij edicioni të Kupës së Botës.

Lara Colturi ka fituar çmimin “Ylli i së ardhmes” në ski për femra, një çmim që vlerëson skiatoren më të mirë nën moshën 23 vjeç. Me 535 pikë të grumbulluara në këtë edicion të Kupës së Botës në ski për femra, 19-vjeçarja ka dominuar këtë kategori.

“Një vit i suksesshëm i mbushur me performanca mbresëlënëse, qëndrueshmëri dhe skijim të patrembur në skenën e Kupës së Botës!”, kështu vlerësohet paraqitja e Lara Colturit këtë sezon nga faqja zyrtare e Kupës së Botës në Ski.

Teilen: