Monday, 26. October 2026
Sport

Xhaka premton rikthimin e Sunderlandit

GS 26/10/2026 1 Min. Lesezeit

Barazimi pa gola i Sunderlandit në shtëpi ndaj Leeds Unitedit në xhiron e fundit të kampionatit të Anglisë, ka bërë që Granit Xhaka të jetë optimist për ndeshjet tjera.

Kapiteni i Sunderlandit, ka reaguar me një mesazh drejtuar tifozëve, duke premtuar rikthim të fuqishëm të ekipit dhe daljen nga kriza aktuale.

Aktualisht, Sunderlandi është i fundit në tabelë me vetëm 5 pikë të tubuara pas 8 ndeshjeve të luajtura dhe duelin e radhës e ka në udhëtim te Coventry.

“Ne luftuam, ne jemi në rrugën e duhur. Do të vazhdojmë tutje”, ishte mesazhi i Xhakës për tifozët e Sunderlandit.

Krahas kampionatit, Sunderlandi këtë sezon po paraqitet edhe në Ligën e Evropës kurse Xhaka si kapiten ka marrë përgjegjësinë për ta kthyer ekipin në rrugën e duhur.

34-vjeçari deri më tani ka regjistruar 11 paraqitje dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat me fanellën e ekipit anglez.

Teilen: