Kylian Mbappé, i transferuar te Real Madridi më 2024, pas largimit nga PSG për të realizuar ëndrrën e fëmijërisë, ka përjetuar javët e fundit një eksperiencë surrealiste. Të gjitha nisën në dhjetor, kur Mbappé u dëmtua në gjurin e majtë kundër Celta Vigo. Duke i besuar stafit mjekësor të Realit, francezi nuk pa përmirësime dhe vendosi të bëjë kontrolle të reja në Francë.
Rezultati ishte shokues: ekzaminimet e Realit ishin bërë në gjurin e gabuar. Katër anëtarë të stafit u shkarkuan menjëherë, ndërsa Mbappé mori trajtimin e duhur dhe u rikthye në fushë për ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Manchester City më 17 mars.
“Marca” raporton për një “zemërim monumental” të sulmuesit francez. Të luash me dhimbje, të humbësh ndeshje kyçe si ajo kundër Benfica, dhe të zbulosh se gjithçka erdhi nga një gabim banal dhe serioz, kuptohet se është frustruese. Episodi tregon jo vetëm papërgjegjësinë e stafit, por edhe dobësinë e një sistemi që duhet të jetë modeli i një prej klubeve më prestigjioze në botë.