Enzo Fernandez do të jetë një nga protagonistët më kryesor të merkatos së verës. Përveç interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit dhe PSG-së, në garë për yllin argjentinas është futur seriozisht edhe Al-Ittihad.
Klubi saudit i drejtuar nga Sergio Conceicao po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha pas një sezoni jo të mirë dhë pas largimit të dy lojtarëve me peshë si Karim Benzema dhe N’golo Kante. Sipas medieve vendase, Al-Ittihad është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për të bindur Chelsea-n për të lënë të lirë mesfushorin argjentinas.
Në rast se do të arrihet marrëveshja, atëherë Enzo Fernandez do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas Neymar, i cili kushtoi 222 milionë euro kur u transferua nga Barcelona te PSG në vitin 2017.
Pavarësisht shifrës tunduese të klubit saudit, duket e vështirë që në këtë moment të karrierës Enzo Fernandez të largohet nga Europa dhe niveli elitar.