Saturday, 28. March 2026
Sport

Miqësorja/ Shqipëria U-17 mund Letoninë me golat e Matjanit dhe Kicos

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e dytë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, triumfuan me rezultatin 2-0.

Në pjesën e parë kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi dhe kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të kohës, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Goli i parë i takimit u shënua në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, me autor Francesko Matjanin, i cili finalizoi një aksion perfekt duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Shqipëria vazhdoi të mbante ritmin e lojës edhe në minutat në vijim dhe në fund të takimit arriti të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 84-t realizoi Francesko Kico, duke vulosur fitoren 2-0 të Shqipërisë U-17 në këtë ndeshje miqësore ndaj Letonisë.

Kjo përballje shërbeu si një test i rëndësishëm për kuqezinjtë e vegjël dhe për stafin teknik në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.

Teilen: