Saturday, 28. March 2026
Sport

Basketboll/ Tirana mposht Kamzën

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Është luajtur pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ndeshja e kampionatit kombëtar Tirana-Kamza në basketboll për meshkuj, sfidë e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Bardheblutë kanë dominuar ndeshjen, të cilën e kanë fituar me rezultatin 105-90.

Tirana kryeson periodën e parë me rezultatin 31-26, ndërsa perioda e dytë mbyllet në ekuilibër 26-26.

Vendasit luajnë më mirë edhe në pjesën e dytë të cilën e fitojnë me rezultatin 48-38. Tirana fiton gjithë takimin me rezultatin 105-90.

Pas këtij suksesi bardheblutë ngjiten në vendin e dytë në renditje me 37 pikë, ndërsa Kamza mbetet në vendin e 5-të me 33 pikë.

Teilen: