Sunday, 29. March 2026
Sport

Kishte interesime nga klube të mëdha, ja ku do të përfundojë Arbër Hoxha

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Arbër Hoxha do të largohet nga Dinamo Zagrebi në fund të sezonit.

Raportohej për interesim nga klube të mëdha si Galatasaray, Fenerbahçe apo Hull City, po anësori nga Kosova do të bëjë një lëvizje befasuese.

Ai pritet të vazhdojë karrierën në Poloni, te skuadra e Widzew Lodzit ku kanë arritur një marrëveshje paraprake, e cila mund të ndërprehet në rast se Widzew bie në ligë të dytë të Polonisë.

Këtë sezon, Hoxha ka 6 gola dhe 3 asiste në 24 paraqitje me Dinamo Zagrebin.

Teilen: