Monday, 30. March 2026
Sport

Kosovë-Turqi, Montella: Do të jetë një finale e madhe, duhet të përballojmë me sukses presionin

GS 30/03/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur në prag të finales së Play Off-it ndaj Kosovës, që vlen një vend në fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Tekniku italian pranoi rëndësinë dhe presionin që e shoqëron këtë sfidë, por u shpreh i bindur se skuadra e tij ka kapacitet për ta përballuar situatën.

“Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin”.

Montella e vlerësoi maksimalisht edhe rrugëtimin e Kosovës deri në këtë pikë, duke paralajmëruar një ndeshje të fortë dhe të barabartë.

“Kosova ka ardhur deri këtu me plot meritë. Ka pasur në vazhdimësi dhe rezultate pozitive. Besoj se do të jetë finale e madhe”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën në orën 20:45 dhe pritet të jetë një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e të dyja përfaqësueseve.

Teilen: