Në këto momente është duke u mbajtur konferenca për shtyp e Kombëtares së Turqisë.
Para kësaj ndeshje së bashku me selektorin Vincenzo Montella, foli dhe ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu.
Turku, nuk i ndali fjalët e mira për kosovarët duke i quajtur vëllezër.
Më pas foli dhe për lojtarët tanë si Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.
“Unë e njoh Vedatin e Vojvodën, dhe kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë edhe shqip por nuk mund t’i them këtu në konferencë…”, ishin fjalët e Çalhanoglut.
Teilen: