Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në finalen e “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Në postimin e saj, Federata ka shkruar: “Bashkë për ta bërë ëndrrën realitet. Historia shkruhet sonte!”, duke nxitur entuziazmin e tifozëve për këtë përballje vendimtare.
Kjo ndeshje për Kosovën është një mundësi historike për t’u kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës dhe ka mbledhur pritshmëri të mëdha nga sportdashësit në të gjithë vendin. /Lajmi.net/
Teilen: