Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bylbyl Sokoli, ka dhënë komentet e tij për Lajmi.net para finales historike të play-offit për Kupën e Botës kundër Turqisë.
Sokoli theksoi se skuadra duhet të hyjë në fushë me agresivitet maksimal.
“Kosova sot duhet të jetë shumë agresive në lojë,” ka thënë ai, duke nënvizuar rëndësinë e qendrës së mesfushës, ku futbollisti Zhegrova duhet të ketë rol aktiv: “Zhegrova duhet të jetë në lojë.”
Trajneri shprehu optimizëm për rezultatin final: “Kosova fiton 2:0. Nëse Mali i Zi i ka mundur 3:0, ne jemi më të mirë. Fitorja është e jonë”.
Sokoli gjithashtu tregoi që nga zona e akomodimit të Kombëtares turke.
“Po i shoh Turqit të friksuar”, tha ai për Lajmi.net./Lajmi.net/
Teilen: