Ministri i Sportit i Turqisë, Osman Asskin Bak, ka komentuar ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet sonte në kuadër të finales së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ai foli pas takimit që zhvilloi me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Blerim Gashani.
I pyetur për rezultatin e mundshëm të përballjes, Bak u shpreh se nuk mund të bëjë parashikime.
Sipas tij, gjithçka do të vendoset në fushën e lojës nga vetë futbollistët, duke theksuar rëndësinë dhe nivelin e lartë të kësaj përballjeje.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Teilen: