Sulmuesi Endrick foli hapur për të ardhmen e tij, ndërkohë që është i grumbulluar me Brazilin për miqësoren e fundit ndaj Kroacisë. Talenti i ri, aktualisht i huazuar te Lyon në Francë, sqaroi se ende nuk e ka diskutuar të ardhmen e tij me Real Madrid, klubin që e ka në pronësi.
Me mbërritjen në Madrid, asokohe në drejtimin e Carlo Ancelotti, Endrick u ribashkua me trajnerin me ekipin kombëtar të Brazilit. Karriera e tij në Ligue 1 filloi premtuese, megjithëse performancat e ekipit kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit, me një seri të gjatë pa fitore.
Pavarësisht thashethemeve për një kthim në Spanjë, lojtari 20-vjeçar mbetet i përqendruar në të tashmen: “Nuk kemi folur ende për atë që ndodhë pas këtij sezoni. Jam i përqendruar te Lyon. Do të mbështes Real Madrid në Ligën e Kampionëve, por tani për tani jam plotësisht i përkushtuar ekipit ku luaj”.
“E ardhmja ime është ndeshja tjetër, kundërshtari tjetër. Duhet të mendoj për përmirësimin çdo ditë në stërvitje dhe në fushë“, tha Endrick, që pret gjithashtu të fitojë një vend në Brazil, ku konkurrenca është e ashpër përpara Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi, para se të mendojë për një rikthim në Madrid, beson se do të duhet ta përfundojë aventurën e tij në Lyon me një notë të lartë, duke kërkuar të rizbulojë shkëlqimin dhe qëndrueshmërinë e tij për të mbërritur në Spanjë me kredenciale edhe më të forta.