Saturday, 24. October 2026
Futboll

“Jam dakord”, Marotta zbulon përforcimin e parë që Inter do të bëjë gjatë janarit

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Inter ka tregyar dy fytyra këtë sezon deri tani. Në Serie A, ziklatrit pavarësisht se udhëheqin renditje me pikë të njëjta me Lazion, janë sërish klubi favorit për titullin. Në Champions League, ndryshon situata. Inter po vuan shumë aty dhe në ndeshjen e fundit, me shumë vështirësi fitoi 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Një nga repartet që ka patjetër nëvojë për përforcime është mbrojtja. Këtë gjë e ka konfimuar edhe presidenti i zikaltërve Beppe Marotta, i cili bëri të ditur nevojën për të gjetur një përforcim të ri në mbrojtje. Në fillim të sezonit, skuadra ka pësuar shumë gola të lehtë, gjë që ka ngritur shqetësime për repartin e prapavijës.

“A na mungon një lider në mbrojtje? Jam dakord. Fatkeqësisht, u detyruam të luanim pa katër lojtarë në atë pozicion, çka solli vështirësi reale. Gjithashtu, duhet theksuar se ne luajmë gjithmonë me njëmbëdhjetë lojtarë në fushë, në pozicione të ndryshme, ndaj nuk mendoj se faji qëndron vetëm te mbrojtja,” tha Marotta.

Teilen: