Pas dy barazimeve rresht, Dortmund është rikthyer te fitorja në Bundesligë, ku mundi në “Signal Iduna Park”, 1-0, Eintracht Frankfurt, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë.
Pavarësisht dominimit të Dortmundit dhe disa rasteve të pastra, ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 80-të, ku pas një asisti të Jobe Bellingham, ishte Maximilian Beier që shënoi një gol spektakolar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Dortmund fiton 1-0 dhe për momentin kryeson i vetëm me 17 pikë. Bayern Munich luan nesër në transfertë ndaj Freiburg. Ndërkohë, pas humbjes së sotme, Eintracht Frankfurt mbetet në vendin e 13-të, me vetëm 8 pikë.
Teilen: