Saturday, 24. October 2026
Futboll

Napoli-Roma, një supergol me rroveshatë vendos për pjesën e parë (video)

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë në “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Romës është mbyllur 1-0 për vendasit, në kryesfidën e javës së tetë në Serie A.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 21-të, ku goditja e Bryan Cristante përfundoi vetëm pak centimetra larg shtyllës së djathtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit, ishte Frank Anguissa që shënoi një gol spektakolar me rroveshatë pranë pikës së penalltisë, duke lënë në vend portierin e Romës, Pierluigi Gollini.

Në minutën e 38-të, mbrojtësi i Romës, Mario Hermoso, i shpëtoi mbulimit brenda zonës, por goditja e tij, përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutën e 45-të, Roma i afrohet golit të barazimit me Cristante, por goditja e tij me kokë u devijua pasi preku shtyllën e djathtë. 45-minutat e para mbyllen 1-0 për Napolin.

SHIKOGOLIN

Teilen: