Vendimi më i fundit i FIFA-s sa u përket ndalesave tre minutëshe në secilën pjesë ku lojtarët do të ketë mundësi që të hidratohen është kritikuar ashpër nga komisari teknik i Francës.
Sipas Didier Deschamps ky vendim i FIFA-s është marrë duke menduar për përfitimet financiare jo për shëndetin e futbollistëve.
“Është mirë për transmetuesit e ndeshjeve për të pasur një pushim 3’ në scilën pjesë. Unë mendoj se ato tre minuta ndryshojnë lojën e futbollit. Ai pushim ‘vret’ momentin e mirë të njërës prej skuadrave dhe kjo nuk është e drejtë”, argumentoi Didier Deschamps. Ky i fundit nënkuptoi se këto ndalesa do të përdoren nga transmetuesit për të transmetuar reklama të ndryshme.
Teilen: