Fisnik Asllani dhe Kosova do provojnë sonte të shkruajnë historinë, pasi në rast se mposhtin Turqinë në “Fadil Vokrri” do të shkojnë në Kupën e Botës 2026. Përveç këtij momenti historik, sulmuesi dardan është gati po ashtu të bëjë një hap gjigant në karrierë.
Me formën fantastike që ka treguar në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste te Hoffenheim, duke përfunduar në radarin e disa klubeve të mëdha. Mediet spanjolle bëjnë me dije se sulmuesi dardan pëlqehet shumë nga Barcelona.
Katalanasit e shohin Fisnik Asllanin si një investim për të ardhmen dhe janë gati të paguajnë klauzolën e vendosur nga Hoffenheim për kartonin e tij që është shifra 30 milionë euro. Përveç Barcelonës, për Asllanin ka interes konkret edhe nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.